Gjendet trupi i pajetë i shoferit që bëri aksident në aksin “Lushnjë-Rrogozhinë”! Ndodhej mes shkurreve e barishteve pranë mjetit

24/05/2024 10:40

Gjendet trupi i pajetë i Fabjol Ibraliut rreth 22-vjeç i cili mbrëmjen e djeshme me një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”.

Trupi i tij sipas burimeve për Top Channel është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të shkatërruar nga përplasja e fortë.

I riu ishte duke udhëtuar me 160 km/h, ku fillimisht është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të banesave.

Në një video të siguruar nga Top Channel mbrëmjen e djeshme, shihet nëna e të riut, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Top Channel