Klea Huta dhe Elgit Doda kanë treguar në “Më lër të flas” emocionet pas dasmës së tyre madhështore ku kurorëzuan dashurinë.
E përlotur, Klea tha se dasma ishte emocioni më i madh i jetës së saj pas lindjes së djalit, Kridit.
“Unë kam provuar dhe lindjen e djalit, Kridit, pas lumturisë së madhe nga ardhja e tij në jetë, kjo ishte kulmi i emocioneve që kam përjetuar deri tani në jetë.”-tha Klea.
Elgiti tregoi emocionet e forta, për të cilat tha se nuk i kontrollonte dot.
“Ishte një emocion shumë i fortë. Vërtet kemi bashkëjetuar 7 vjet, po kur e sheh me vello të bardhë është tjetër ndjesi. Ishte shumë emocion i fortë dhe se mbajta dot, nuk e kontrollova dot”-tregoi Elgiti.
“Është shumë e bukur Donald dhe uroj me gjithë zemër ta përjetoni këtë emocion. Kur t’i imagjinon veten që fëmijë me fustan të bardhe dhe të shoqëron babai drejt altarit, ëndërr e bërë realitet, por në të mirën e asaj që kisha ëndërruar. Për më tepër ardhja e Kridit drejt altarit, janë disa emocione që nuk shpjegohen dot, por sytë e mi i thonë të gjitha.”-shtoi Klea.
Top Channel