Protestuesit janë mbledhur këtë të shtunë në Tiranë, në protestën e 105-të kundër qeverisë dhe klasës politike. 

Tubimi ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë.

Protestës së sotme i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë ardhur në Tiranë për t’iu bashkuar tubimit.

Thirrja kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në pankarta dhe në thirrjet e tyre përsëriten mesazhe kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike.

 

Top Channel