Boris Johnson jep dorëheqjen si deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

09/06/2023 21:50

Boris Johnson, ish-kryeministri i Britanisë, po jep dorëheqjen si deputet, pasi akuzoi një hetim të Dhomës së Komuneve për përpjekje për ta përzënë atë, njoftoi të premten PA Media e Mbretërisë së Bashkuar, duke cituar një deklaratë të ish-kryeministrit.

Ai tha se ishte “i hutuar dhe i tmerruar” pasi mori një letër nga komiteti, i cili po heton nëse ai i gënjeu ligjvënësit britanikë që po shqyrtonin skandalin ” Partygate”.

Johnson tha se letra e bëri të qartë, se ata janë të vendosur të përdorin procedurat kundër tij për ta dëbuar nga Parlamenti, tha ai, sipas PA Media.

“Sot i kam shkruar shoqatës sime në Uxbridge dhe South Ruislip për të thënë se po tërhiqem menjëherë dhe do të nxis një zgjedhje të menjëhershme,” tha ai.

“Më vjen shumë keq që largohem nga zona ime e mrekullueshme. Ka qenë një nder i madh t’u shërbeja atyre, si kryetar bashkie dhe si deputet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA