Incident në orët e para të mëngjesit në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
Disa nga deputetët demokratë janë përballur me kërcënimet dhe ofendimet e militanteve të Lulzim Bashës, pasi nuk morën pjesë në hapjen e garës për kryetarin.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, deputetët Helidon Bushati, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja dhe Bledion Nallbati, janë ofenduar keq nga mbështetësit e Bashës sapo kanë dalë nga mbledhja. Më pas, militantët kanë vërshuar për t’u përplasur me deputetët në ambientet e brendshme të godinës.
Top Channel mëson se emrat që nuk kanë votuar për hapjen e garës për kryetarin, duke mos marrë pjesë në momentin e votimit janë:
Ndër emrat që nuk votuan për hapjen e garës për kryetar ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit braktisi mbledhjen para votimit, pasi nuk ishte dakord.
Hapja e garës për kryetar në PD u bë pasi Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga funksionet e saj në parti. Në mbledhjen e Kryesisë dy deputetë: Jonila Godole dhe Flamur Hoxha, votuan kundër dhe 3 prej tyre Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebia, kanë absenuar.
Mbledhja maratonë, e cila nisi në orën 17:00 pasdite, ka zgjatur 10 orë, duke përfunduar në orën 02:00 pas mesnate.
Top Channel