Rreth 130 mijë punonjës të administratës që preken nga ligji i rritjes së pagave, shtesat nuk do t’i marrin me rrogën e qershorit, por do tu hidhen veçmas gjatë muajit.
Sipas ministres së financave, shtesat e pagave do të përllogariten që nga muaji prill, por hedhja e tyre në llogari do të shtyhet në kohë për shkak të procedurave burokratike.
Edhe pse në fillim projektligji nuk parashikonte rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, ligji pësoi ndryshime në komisionin e ekonomisë ku deputetët nuk pranuan që rritja e tyre të bëhej e fundit në hierarkinë e pagave. Ministrja e financave shpjegoi edhe kostot në buxhet të këtij vendimi.
Reforma historike synon të rrisë pagat në sektorin publik në një mesatare prej 900 eurosh, ndërsa më herët gjatë vitit qeveria rriti edhe pagën minimale të sektorit privat në 40 mijë lekë.
Top Channel