Foto Ilustruese

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduarme plagosje me armë në Mat.

Teksa ishin duke konsumuar alkool në një lokal, shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Plagosja ndodhi rreth orës 04:30 ndërsa janë shoqëruar 8 persona në polici.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen  dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA