Shtimi i dëbimeve nga Anglia ka prodhuar shumëfishimin e rasteve kur azilkërkuesit shqiptarë mbërritur me gomone apo kamionë, të paktën njëherë kanë thyer lirinë me kusht, dhënë nga tribunalet e emigracionit, teksa sa janë në pritje të shqyrtimit të azilit.

Home Office Ministria e punëve të brendshme angleze tregoi për Top Channel, sa ishte numri shqiptarëve që thyen lirinë me kusht gjatë 15 muajve të fundit.

“Për periudhën 1 Janar 2022 deri në 1 Prill 2023 numri total i azilantëve nga të gjitha nacionalitetet, të cilët thyen lirinë me kusht ishte  44,957. Po për të njëjtën periudhë kohore, shqiptarët të cilët nuk iu përmbajtën lirisë me kusht njohur si “immigration bail” ishte 12,842″.

Është me rëndësi të theksojmë thotë Home Office, se ata persona që kanë thyer lirinë me kusht njëherë,mund të jenë paraqitur javën pasardhëse.

“Ne ndërmarrim hapa të mëtejshëm nëse personi nuk zbaton kushtet e lirisë me kusht. Ato janë shtimi kushteve të lirisë me kusht, vizitë në banesë, ndalimi dhe marrja e garancisë financiare”.

Avokatë të çështjeve te emigracionit në Londër të pyetur nga Top Channel e shpjegojnë thyerjen e lirisë me kusht nga 12,842 shqiptarë si të lidhur me frikën e riatdhesimit duke pranuar të qëndrojnë në të zezë.

Janë të shumta videot e postuara në Tik Tok ku shqiptarë në Angli presin me gërshërë pajisjen e monitorimit e cila vendoset në kyçin e këmbës, njohur si “Roleksi Shqiptarë”.

Ky lloj monitori është një prej disa lirive me kusht dhënë nga gjykatat e emigracionit për azil-kërkuesit.

E gjitha kjo për ti shpëtuar dëbimeve të përjavshme nga Anglia drejt Shqipërisë me avionë të posacën charter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA