Rama takim falënderimi në Sarandë: Ksamili, pjesë e planit të punës, do t’i japim një përmasë tjetër

27/05/2023 18:41

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderues në Sarandë, u bëri thirrje krerëve të bashkive që të jenë më shumë në gatishmëri të qytetarëve.

Rama: Do të punojmë më shumë akoma kokë ulur, kjo do të jetë gjëja që ne nuk do ta harrojmë asnjë ditë kur të dalim për të shkuar në punë sepse kështu mund t’ua kthejmë njerëzve një pjesë të pritshmërive të tyre, çdo rreth njerëzish që nga familja e vogël deri në një shtet të madh ka më shumë dëshira, më shumë kërkesa, më shumë pritshmëri nga jeta se sa mundësitë që ka familja ka shteti, kjo e çon përpara njerëzimin dhe njerëzit, ka një gjë që unë besoj se ne mund t’ia plotësojmë 100% të gjithëve, që është njerzillëku, të jemi të njerëzishëm me të gjithë, të bëjmë atë që është aq bukur e thënë nga populli ynë, hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj. Bashkitë që janë dera e parë duhet të jenë shumë më të hapura dhe duhet të kenë më shumë gatishmëri për t’i dëgjuar të gjithë me më shumë gatishmëri dhe respekt.

Kreu i PS-së tha se Ksamili, një ndër pikat më të vizituara të Mesdheut është pjesë e planit të punës, i cili do të marrë një përmasë tjetër.

Rama: Do të bëjmë gjithçka edhe për nevojat e infrastrukturës, shërbimeve, gjithçka, Saranda sot është motor i zhvillimit të vendit, duhet të nxjerrim nga ky motor shumë më tepër sepse ka potencial shumë të madh, Ksamili është një ndër pikat më të vizituara të Mesdheut sot, por nuk e kemi trajtuar akoma me të gjithë forcën, se gjërat bëhen me radhë, por kemi tanimë në planin e punës ndërhyrje të rëndësishme edhe në Ksamil, për t’i dhënë një përmasë tjetër nga pikëpamja e kushteve. Sërish i qëndroj njerzëllëkut, se vetëm ashtu do të bëhemi shumë të fortë, jo vetëm si parti, por si bashkësi, si vend dhe si shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA