“Urime Zegjinesë për pamjen e re, mos harroni që janë 110 ditë protestë”/ Peleshi i tërheq vëmendjen Muçit: Përdorët gjuhë seksiste

17/09/2026 11:24

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, u ndal në Kuvend për protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Në fjalën e tij, ai u shpreh populli është ngritur nga mllefi dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë.

“Uroj që ky sesion të jetë më i shkurtri në historinë e parlamentarizmi dhe i fundit i kësaj qeverie. Sesioni i ri nisi aty ku u mbyll i fundit, me rrethimin e godinës së Kuvendit nga forcat e policisë. Me deputetët që kishin hartuar një plan se si do t’u shmangeshin vezëve. Urime që iu shmangët vezëve. Urime dhe Zegjinesë për look-un e ri, por mos harroni që sot është dita e 110-të e një proteste historike.

Janë 110-të ditë që e kanë kalitur popullin shqiptar me vetëdijen dhe ndërgjegjen për një Shqipëri të re. Me një Shqipëri që nuk ka hajdutë, që e marrin mandatin me vete në burg. Hajdutë që i dalin vilat të arreduara me modën e fundit dhe ju votoni të mos e arrestoni. Këto 110 ditë i kanë mjaftuar të rinjve në Shqipëri që t’ju cilësojnë me emrin që keni, hajdutë. Meqë menduat se protestat do të zbeheshin nga Besa, Pasqyra, Prania Besnike, që është ‘Prania Patetike’ që talleni me pensionistët, ta dini që nga mllefi i popullit ka vetëm një fjalë, dorëheqja”, u shpreh Muçi.

Më pas, Niko Peleshi i tërhoqi vëmendjen për përdorimi të gjuhës joparlamentare, joetike dhe sesksite të përdorur në sallën e Kuvendit.

Top Channel