“Jeni të frikësuar nga vezët”/ Kapri për përjashtimin e Agron Shehajt: Vazhdoni të dhunoni zërin e opozitës në këtë sallë

17/09/2026 11:11

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri u ndal te përjashtimi i Agron Shejat me 60 ditë.

Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, se Parlamenti po dhunon zërin e opozitës dhe sa ka frikë nga protestat në Tiranë.

“Jeni sërish të frikësuar nga vezët. Nuk po e shkatërroni dot, vazhdoni të dhunoni protestën, të dhunoni zërin e opozitës në këtë sallë. Por nuk do ja dilni sot. Ashtu si projekti sot për pagat e gjyqtarëve është një debat i stisur. Vendi i Gjykatës Kushtetuese është fakt. Fakt do jetë që gjithë përpjekja juaj për të ndalur të pashmangshmen që do të bëjë SPAK me kreun e kësaj mazhorance, nuk do ja dilni dot. Mos përjashtoni këtu asnjë zë shqiptari në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Kapri.

Top Channel