11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot

27/05/2023 22:50

Bayern Munchen fiton titullin e radhës, të 11-in radhazi nga 33 në total, dhe më emocionuesin e viteve të fundit. Bavarezët triumfuan 1-2 në “frymën e fundit” në Koln, ndërkohë që Dortmundi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Mainzit në “Signal Iduna Park”.

Rezultat që solli rokadën në krye të renditjes dhe kalimin e titullit tek ekipi i Thomas Tuchel. Jamal Musiala shënoi një gol fantastik një minutë përpara fundit, duke sjellë shpërthimin e tifozëve të Bayernit.

Kingsley Coman kishte zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht falë penalltisë së Dejan Ljubicic, gol që ndezi shpresën për disa momente në “Signal Iduna Park”.

Andreas Hanche-Olsen dhe Karim Onisiwo gëzuan tifozët e Mainzit dhe Bayernit me golat e tyre. Në mes një penallti e humbur nga Sebastian Haller. Raphael Guerrero rihapi takimin, Niklas Sule barazoi në sekondat e fundit, por vetëm kaq. Lot dhe zhgënjim në “Iduna Park” dhe festë bavareze në “RheinEnergieStadion”.

Java e fundit e Bundesligas ishte dramatike dhe e çmendur. Djemtë e Tuchel e fituan falë golavarazhit më të mirë se Dortmundi (+54 / +39). Tifozët e Bayernit do e mbajnë mend gjatë, ndërkohë që ata verdhezi do e kenë tepër të vështirë ta harrojnë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA