Ana shqetësuese e Botërorit, FIFA identifikon 89 mijë publikime me gjuhë raciste apo të urrejtjes gjatë fazës së grupeve

01/07/2026 20:44

Gjatë këtij Botërori FIFA po ndjek me vëmendje dhe atë çfarë ndodh në rrjetet sociale me sulmet dhe komentet abuzive në drejtim të 48 skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionin madhor.

Qeveria e futbollit botëror ka analizuar më shumë se 6 milionë publikime dhe komente në rrjetet sociale nga të cilat 225 mijë iu janë nënshtruar rishikimeve manuale nga ku kanë rezultuar 89 mijë publikme abuzive. Për më tepër, FIFA identifikoi 1000 llogari për hetime të mëtejshme, ndërsa rezultoi se ishin fshehur 181 mije komente që nxisnin urrejtjen.

Abuzimi racisr në të gjitha format përfaqëson 11% të gjithë abuzimeve që janë pikasur dhe padyshim ka qenë edhe më ofensivi. Diçka që e shqetëson shumë FIFA, pasi kjo do të thotë se ka një rritje me 3% në krahasim me fazën e grupeve të Botërorit 2022 në Katar.

Fyerjet raciste nuk janë forma e vetme  e diskriminimit duke qenë se urrejtja merr shumë forma. Shërbimi i moderimit  në llogaritë e ekipeve ka fshehur automatikisht  181 mijë komente urrejtjeje që reduktoi numrin e shpërqendrimeve të padëshiruara dhe të pakëndshme për skuadrat dhe ndjekësit e tyre. FIFA arriti të moderojë në total 2 028 214 komente të bëra gjatë ndeshjeve të fazës së grupebe të këtij botërori që u zhvilluan në 11 dhe 27 qershor, shifër që përfshin edhe përmbajtjes spam dhe komentet ofensive të kryera nga bots-et apo llogaritë false dhe kjo do të thotë një rritje me 4 herë të komenteve në krahasim me Katar 2022

Që nga momenti kur ky proces nisi duke marrë shkas nga Botërori i Katarit, janë eliminuar më shumë se 30 milionë postime dhe komente abuzive të bëra në më shumë se 50 gjuhë. Procesi i ndjekkjes së komenteve me gjuhën raciste dhe urrejtjes bëhet përmes Shërbimit të Mbrojtjes së Rrjeteve Sociale të FIFA. Një shërbim që është i disponueshëm për të gjitha skuadrat, futbollistët, trajnerët dhe arbitrat që marrin pjesë në turnetë e fIFA dhe mbron të gjithë protagonistët nga komentet diskriminuese dhe ofensive.

Ky shërbim mbledh edhe prova për forcat e rendit dhe janë identifikuar më shumë se 100 raste që tejkalojnë kufijtë ligjorë të nevojshme për të nisur procedimet gjyqësore kundër përgjegjësve në lidhje me fazën e grupeve të Botërorit. 

Top Channel