Fitorja me përmbysje ndaj RD Kongos, Anglia kujton rastin e triumfit në finalen e Botërorit të 1996-ës

01/07/2026 20:42

Anglia ka arritur një tjetër moment historik në Kupën e Botës, duke fituar një ndeshje pavarësisht se ishte skuadra e parë që pësoi gol.

Kjo ndodh vetëm për herë të dytë në historinë e “Tre Luanëve” në një ndeshje të Botërorit, pas rastit të famshëm në finalen e vitit 1966 kundër Gjermanisë, kur Anglia triumfoi me rezultat 4-2.

Në këtë sfidë të fundit, Anglia u gjend në disavantazh 0-1, por arriti të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë fitoren, duke konfirmuar edhe një herë karakterin e fortë të skuadrës në momentet vendimtare.

Ky sukses e vendos Anglinë në një listë shumë të rrallë statistikore, duke e bërë fitoren edhe më domethënëse në historinë e saj në Kupën e Botës.

Top Channel