Aktori i famshëm, Sylvester Stallone ka bërë një shou televiziv si ai i familjes Kardashian/Jenner.

Premiera e spektaklit “The Family Stallone” është të enjten në platformën e transmetimit Paramount+.

Aktori i njohur ka futur kamerat në shtëpinë e tij dhe ata kanë ndjekur rutinën e tyre të përditshme dhe të gjitha ngjarjet brenda familjes Stallone.

Në shfaqje, ylli hollivudian e kalon pjesën më të madhe të kohës me vajzat e tij, Sophia 26 vjeç, Sistine 24 vjeç dhe Scarlet 20 vjeç, të cilave vazhdimisht u jep leksione për dashurinë.

Stallone ka theksuar gjithashtu se në programin e tyre pa skenar, fansat do ta shohin atë duke ndihmuar vajzat e tij të lundrojnë në jetën e tyre romantike dhe të menaxhojnë ndarjet. Sistine ka komentuar krahasimin e emisionit të tyre me Kardashian.

“Ato e kanë bërë shumë unike. Nuk do të kishte kuptim t’i kopjonim”. Aktori është pajtuar me vajzën e tij duke thënë se në vend të kësaj, janë të përqendruar te vërtetësia.

“I dua vajzat e mia, e dua gruan time; dhe doja ta ndaja këtë. Është diçka që mendoj se është argëtuese”, ka sqaruar aktori.

Familja Stallone sqaroi gjithashtu se emisioni i tyre do të jetë më shumë një dokumentar se sa një serial real televiziv. Ata synojnë të jenë plotësisht të hapur dhe të ndershëm kur të vendosin jetën e tyre në kamera.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA