Një 32-vjeçar është akuzuar pas një dekade për abuzim seksual ndaj dy motrave të tij më të vogla.
Edward Reid, tani 32 vjeç, u shpall fajtor për gjashtë akuza pas një gjyqi në Gjykatën e Lartë në Edinburg.
Reid filloi abuzimin e dy motrave të tij Sarah McLeod dhe Chelsea Downing, kur ai ishte vetëm 12 vjeç ku jetonin një shtëpi në Airdrie midis 2003 dhe 2013.
Motrat morën guximin t’i tregonin nënës së tyre në shtator të 2020 se çfarë kishte ndodhur gjatë fëmijërisë së tyre, përpara se ta denonconin atë në polici.
Nëna e dy fëmijëve, Sarah, 29 vjeç, tha: Abuzimi seksual nga vëllai im ka ndikuar në çdo pjesë të jetës sime. Jo vetëm që u vodh fëmijëria ime, por ai gjithashtu hoqi sigurinë dhe pafajësinë tim. Unë e di se tani jam e sigurt prej tij, por ato përjetime, frikë dhe ankth që kam pasur diku, nuk do më lënë kurrë rehat. Ne duam që të gjithë ta dinë se ai është një përbindësh absolut.
Kur ai u shpall fajtor, ne menduam se njerëzit më në fund do të na besonin, por në të vërtetë nuk ka qenë kështu. Shumë njerëz ende nuk e dinë se çfarë ka bërë, sepse ishte një gjykatë e mbyllur. Disa kanë pyetur nëse ai më preku vetëm një herë kur isha 12 vjeç, por ata nuk e kanë idenë se ka qenë abuzim serioz seksual gjatë disa viteve. Ne kemi humbur shumë familjarë për këtë.
Njerëzit që i donim dhe i besuam janë kthyer kundër nesh. Është hedhur një hije mbi karakterin tonë dhe shëndetin mendor. Nga jashtë dukeshim si një familje krejtësisht normale.
Ai kurrë nuk ka qenë në telashe për asgjë në jetën e tij, kështu që njerëzit gjithmonë e shihnin atë si një djalë të sjellshëm, por ai ishte një oportunist, çdo mundësi që i dilte për ta bërë atë, do ta bënte. Për një kohë të gjatë mendoja se ajo që po më bënte ishte normale. Se ishte diçka që vëllezërit u bënë motrave të tyre. Ndodhte çdo javë, ndonjëherë tre ose katër herë. Mjerisht u bë pjesë e jetës sime.
Ndërsa u rrita, mendova se nëse ai po ma bënte mua, atëherë Chelsea do të ishte mirë dhe ai do ta linte të qetë. Por nuk funksionoi kështu. Unë refuzova që të abuzonte dhe me motrën tjetër, por ai na kërcënoi duke thënë se nëse i tregojmë kujt, do na dërgonin në shtëpinë e fëmijëve.
Reid u shpall fajtor për përdhunimin e motrave. Ai u dënua gjithashtu për përpjekjen për ta detyruar atë të kryente një akt seksual. Të dyja motrat të cilat kanë pësuar trauma që në fëmijëri, nuk mund të pranojnë asnjë njeri pranë.
Chelsea tregon se nëse dikush tjetër e prek atë, madje edhe një përkëdhelje në shpatull, duhet të bëjë një dush të nxehtë çdo natë para se të shkojë në shtrat vetëm për t’u ndjerë e pastër.
Reid u shpall fajtor për kryerjen e akteve të përsëritura seksuale ndaj motrave dhe është mbajtur në paraburgim dhe do të dënohet më vonë këtë muaj.
Top Channel