Aksident në aksin Sarandë-Skëficë, dy automjete përplasen pranë hyrjes së tunelit, vetëm dëme materiale
09/10/2026 08:03
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Skëficë, pak metra larg hyrjes së tunelit, ku janë përplasur dy automjete.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se automjeti tip “SEAT”, me targa AB 760 OI, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me automjetin tip “HYUNDAI”, me targa AH 949 T.
Nga përplasja e dy mjeteve ka pasur vetëm dëme materiale. Nga kontrolli i të dy drejtuesve të automjeteve rezultoi se asnjëri prej tyre nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Top Channel