Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, në gjyq kryeinspektori i IVMT-së, tre inspektorë dhe ndërtuesit
Një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara janë sekuestruar në Rinas.
Shërbimet kufitare të Rinasit kanë kontrolluar një 37-vjeçar nga Egjipti, të cilët iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë, 16 000 dollarë dhe 2000 euro.
Paratë ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Strukturat hetimore të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. A., 37 vjeç, banues në Egjipt.
Shuma e parave iu sekuestrua 37-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel