Foto ilustruese

Një mjet tip tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Xh., ka marrë flakë mesditën e kësaj të premteje në Tiranë.

Mjeti ka marrë flakë në lëvizje e sipër rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko”, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel