Ukraina dhe godet rrëzon dronin e saj në Kiev: Doli nga kontrolli

05/05/2023 08:22

Forca ajrore e Ukrainës kanë rrëzuar një dron të vetin mbi qendrën e Kievit. Fillimisht, shefi i shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak, pati pohuar se droni i rrëzuar, “ishte i armikut”, duke iu referuar ushtrisë pushtuese ruse.

Por më vonë, u pranua se droni ishte në fakt ukrainas. Shpjegimi i dhënë për goditjen e tij ishte se pajisja pilot doli nga kontrolli. Për rreth 15-20 minuta, mbrëmjen e së enjtes pati shpërthime teksa mbrojtja ajrore bënte përpjekje ta rrëzonte në një zonë pranë Zyrës së Presidentit.

Në fund, droni u shkatërrua për të shmangur “rrethanat e padëshiruara”. Nga incidenti nuk pati viktima apo të plagosur. Ngjarja vjen pak pas akuzave të Moskës se Kievi kishte tentuar të vriste presidentin rus Vladimir Putin përmes dërgimit të dy dronëve në Kremlin. Putini vetë, sipas zëdhënësit të tij megjithatë, nuk ndodhej në ndërtesë në ato momente.

Pas Ukrainës, Rusia akuzoi edhe SHBA-në se kishte organizuar sulmin në fjalë, por asnjëri prej dy vendeve nuk i pranoi këto pretendime, të cilat Shtëpia e Bardhë i përshkroi si “qesharake”.

Top Channel