Motrat e quajtura “binjaket më identikë në botë” kanë festuar së fundmi ditëlindjen e partnerit të përbashkët.
Anna dhe Lucy DeCinque janë krenare që janë kaq të ngjashme me njëra-tjetrën. Ato vishen njësoj, bëjnë gjithçka bashkë, madje ndajnë dhe të njëjtin partner.
Së fundmi ata kanë shpërndarë një foto në Instagram ku shihen të tre duke u përgatitur për një natë në qytet. Në mbishkrimin e fotos ato shkruajnë: Beni, gëzuar ditëlindjen, i veçanti jonë! Ti e bën botën tonë të plotë. Të duam dhe bëjmë ekipin më të mirë”.
Binjakët kishin veshur të njëjtin fustan jeshil të errët dhe kishin vendosur vathë njësoj. Ndërsa i dashuri i tyre elektricist Ben Byrne, shihet mes tyre.
Edhe pse shumë mund ta shohin lidhjen si të pazakontë, shumë nga fansat e tyre duket se mendojnë se ata janë një treshe e shkëlqyer dhe duken mahnitëse së bashku.
Një person komentoi: Auh ju dua djema, ju duhet të keni shfaqjen tuaj televizive.
Binjaket ndajnë pothuajse gjithçka. Në të kaluarën ato kanë pohuar se kanë përjetuar “ankth ndarjeje”, kjo është arsyeja pse ata shkojnë në tualet dhe dush së bashku.
Ata madje kanë shpenzuar 200,000 £ për kirurgjinë plastike për t’u dukur më të ngjashme dhe gjithashtu janë përpjekur të mbeten shtatzënë në të njëjtën kohë.
Top Channel