Një person ka qëlluar me breshëri plumbash drejt një dyqani këtë të enjte pasdite në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë, në fasadën e dyqanit në pronësi të 36-vjeçarit me iniciale F. T.

Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes, sakaq nga të shtënat fatmirësisht nuk ka viktima por vetëm dëme materiale. Nuk dihet nëse pronari i biznesit ka konflikte të mëparshme, ndërkohë që ka nisur hetimi për ngjarjen.

Njoftimi i policisë: 

Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Top Channel