“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Personi që shihni në foton ekskluzive të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha është vrasësi, i cili qëlloi për vdekje Ardian Nikulajn.
Kjo fotografi e tij me motor, është shkëputur nga një kamera sigurie në Shëngjin teksa ai largohet.
Pak sekonda më parë, viktima e tij po lëvizte i qetë në pronën e tij. Ardian Nikulaj mori një kafe. U ul i qetë dhe në rutinën e tij nis të flasë në telefon.
Burri i veshur me një jelek fosforishent si të policisë, apo si një postier i vdekjes me kasketë në kokë hyn në lokal. Përshëndet edhe viktimën dhe i afrohet. Brenda pak sekondash, nxjerr armën dhe qëllon pa mëshirë, fillimisht pak hapa larg shenjestrës dhe më pas afrohet për t’u siguruar që e kreu porosinë.
Vrasësi drejton armën nga dëshmitari okular dhe del nga dera, duke lënë të vrare Nikulajn, për të cilin janë ngritur disa pista, më kryesorja ajo e hakmarrjes por edhe e një konflikti të një viti më parë në zonën e Shëngjinit.
Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar videon e plotë, që tregon rutinën e viktimës deri në momentin tragjik të vrasjes.
Top Channel