Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve
Magjistari dhe iluzionisti amerikan Uri Geller ka bërë disa pretendime të çuditshme së fundmi duke thënë se zotëron një kapele me autografin e Donald Trump, teksa pretendon se në të ka katër fije floku të ish-presidentit.
Geller ka vendosur në kornizë kapelën e çmuar që dikur është mbajtur nga presidenti dhe tashmë pretendon se me këtë, zotëron dhe ADN-në e Trump.
Mburrja e Geller bëhej në një video ku ai fliste i emocionuar duke u treguar fansave kornizën në mur me objektet e Trump.
“Shikoni këtu, këtë e ka nënshkruar Donald Trump, unë e njoh atë prej 50 vitesh, ndoshta më shumë”, thotë magjistari hebre britanik.
Më tej ai shton: “Çfarë shikoni këtu? Janë katër fije floku, që do të thotë se unë kam ADN-në e tij”.
Në vitrinën e tij përveç kapelës së bardhë të Trump, ka dhe një foto të ish-presidentit dhe një kopje të librit të tij “Amerika e gjymtuar; Si ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”.
Ndërsa poshtë vitrinës së Trump shihet një libër edhe ai i lidhur me Trump, ‘Fire and Fury’ i shkruar nga Michael Wolff – që është një version jo shumë i bukur i ngjarjeve kaotike në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Trump në vitet 2016-20.
Ky i fundit kësaj jave u bë ish-presidentii parë në SHBA që u akuzua për një shkelje kriminale, në lidhje me paratë e paguara ndaj Stormy Daniels per heshtje, para zgjedhjes së tij si president.
Top Channel