Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet në Malin e Zi, ku deri më tani kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale Jakov Milatoviç.

Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, bazuar në 78,7 %  të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 % të tyre, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç 39,8 %.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja në qendrat e votimit ishte 70.6 për qind.

Qendra për Tranzicion Demokratik njoftoi, sipas 76,3 % të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviç 43,1.

Kush është Jakov Milatoviç: 

Jakov Milatoviç, fituesi i zgjedhjeve me shumicë votash në Malin e Zi, është një ekonomist malazez, i cili shërbeu si ministër i ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik.

Milatoviç studimet universitare në fushën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.

Ai kaloi një vit akademik në Universitetin Shtetëror të Illinois si student në SHBA, një semestër në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës si anëtar i Qeverisë së Austrisë dhe një vit akademik në Universiteti Sapienza i Romës si anëtar i BE-së.

Diplomën e tij master në ekonomi e përfundoi në Universitetin e Oksfordit. Karriera e tij në fushën e ekonomisë është shumë e pasur, pasi ka punuar për shumë biznese bankare.

Në vitin 2019 ai u promovua në ekonomist kryesor për vendet e BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë, dhe u bazua në zyrën e Bankës në Bukuresht.

Milatoviç shërbeu si Ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në  Kabinetin e Krivokapiçit nga 4 dhjetor 2020 deri më 28 prill 2022.

Gjatë mandatit të tij, Milatoviç dhe ministri i financave Milojko Spajiç prezantuan dhe zbatuan programin e diskutueshëm të reformës ekonomike “Evropa Tani”.

Në vitin 2022, Milatoviç dhe Spajiç themeluan partinë politike “Evropa Tan”i, e cila mori pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2022.

Milatoviç kryesoi listën zgjedhore të organizatave në Podgoricë si kandidat i saj për kryetar komune.

Lexo edhe: Gjukanoviç mesazh Serbisë: Do të duhet të ndryshoni qëndrimin ndaj fqinjëve tuaj

Top Channel