I dënuar me 4 vite e 7 muaj burg për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet në Qerret 41-vjeçari

01/04/2023 10:14

Një 41-vjeçar i dënuar me 4 vite e 7 muaj burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve është arrestuar në Qerret.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e dënoi Erland Helshanin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qerreti”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. I kërkuari, i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”. Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA