Rusia marrëveshje me Korenë e Veriut? I ofron ushqim në këmbim të municioneve

31/03/2023 09:31

Rusia po synon të marrë më shumë armë nga Koreja e Veriut.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së deklaron se Moska do të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kremlinit për të marrë më shumë armë nga Pheniani.

“Ne kemi informacione të reja se Rusia po kërkon në mënyrë aktive të blejë municione shtesë nga Koreja e Veriut”- tha John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i NSC, duke shtuar se: “Ne gjithashtu e kuptojmë se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut. Dhe se Rusia po i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim të municioneve”.

Tregtari i dyshuar i armëve, Ashot Mkrtychev është në qendër të kësaj përpjekjeje të Rusisë për të anashkaluar sanksionet e pashembullta perëndimore dhe kontrollet e eksporteve mbi pushtimin brutal të Ukrainës, tha Kirby.

SHBA thotë se Rusia filloi të blejë miliona raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut vitin e kaluar, raporton cnn.

Dhe në fund të vitit 2022, Koreja e Veriut furnizoi me raketa këmbësorie grupin mercenarë, Wagner për përdorim në luftën në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA