Minifutboll/ Shqipëria, një hap larg historisë! Ndaj Spanjës luhet për kualifikimin

31/03/2023 12:32

Shqipëria, një hap larg historisë. Kombëtarja e minifutbollit nuk është gjendur kurrë në një pozitë të tillë, me 4 pikë pas dy ndeshjesh, në një turne ku marrin pjesë përfaqësueset më të mira nga e gjithë Evropa.

Përballja ndaj Spanjës do të jetë vendimtare për fatet e përfaqësueses sonë. Ndaj ‘La Furia Roja’ një barazim mjafton për të kaluar në raundin me eliminim, por ambicia është padyshim fitorja dhe një synim i tillë nuk është utopi pasi ekipi i Irtan Sejkos vjen pas një fitoreje 7-0 ndaj Luksemburgu dhe një barazimi 2-2 përballë ish-kampionëve të Rumanisë.

Një ndërthurje e shkëlqyer mes talentit dhe eksperiencës, ka bërë të mundur që Shqipëria të fluturojë në këtë fazë grupesh. Megjithatë ndaj Spanjës kërkohet një sforco e fundit, me këta të fundit që për momentin janë të tretët në grup, si përkundër Shqipërisë që mban vendin e parë, teksa Spanja ka vetëm një fitore, atë me shifrat 5-0 ndaj Luksemburgut dhe një humbje 3-0 ndaj Rumanisë.

Në një turne evropian, Shqipëria nuk ka kaluar kurrë përtej fazës së grupeve dhe si rrjedhojë takimi kundër përfaqësueses spanjolle merr një specifikë shumë të veçantë. Për të mos e humbur, takimi do të zhvillohet sot në orën 16:00 dhe si gjithmonë do të keni mundësi ta ndiqni në SuperSport 2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA