Gjatë një bisede me Oltën, Elvis Pupa ka treguar se po afrohet ditëlindja e të atit të ndjerë dhe për këtë arsye ai ka qenë i mërzitur këto ditë

Madje aktor ka treguar se vdekja e babit të tij ka qenë aksident, ka humbur jetën në det. Ai ndodhej me të ëmën e Visit në plazh në Gjirin e Lalzit dhe u fut në det me dallgë, nga lodhja e tepërt i pushoi zemra.

Elvis Pupa: Kam një gjë këtë periudhë, kam një dilemë emocionale kështu me ca data.

Olta Gixhari: Kam kaq ditë që dua të pyes dhe e kam thënë edhe tek dhoma e rrëfimit, e ndjej që ke diçka. Ke humbur një person të afërt?

Elvis Pupa: Po babën, me atë e kam. Iu afrua data e ditëlindjes.

Olta Gixhari: Sa vite ke që e ke humbur?

Elvis Pupa: Bën 8 vjet, në gusht mbush 8-vjet.

Olta Gixhari: Po ishte aksident apo sëmundje?

Elvis Pupa: Aksident, unë jam shumë pozitiv kështu edhe nuk humb në mendime por them që shyqyr që e patëm dhe aq sepse dynjaja se kanë. Kur është aksident është një çikë e sikletshme sepse nuk ke ndarje.

Olta Gixhari: Me makinë?

Elvis Pupa: Jo në det. Patën shkruar atëherë, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam.

Olta Gixhari: Po si në det?

Elvis Pupa: Ka pasur dallgë, është futur në det edhe nga lodhja e ka lënë zemra. Nëna ka qenë aty me të, ka vuajtur shumë, është sikletosur shumë sepse s’ka pasur shumë njerëz, se kanë qenë larg në Gjirin e Lalzit andej. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg është shumë e vështirë.

Top Channel