19 vjeçari shqiptar pagoi trafikantët $5,000 për të rritur kanabis në Angli, por kapet e burgoset për 15 muaj (fotot)

31/03/2023 15:51

Një emigrant ilegal shqiptar që pagoi gati $5000 për të punuar në një fermë kanabisi në Angli, është burgosur dje për 15 muaj nga autoritetet atje.

Besmir Sula u punësua nga gangsterët pasi iu dha hua për kalimin në Angli, por ironikisht u kap shpejt nga autoritetet britanike.

Sula kishe qëndruar fillimisht në një qendër emigracioni në Francë para se hynte në Angli me një gomone, të organizuar nga trafikantët në fund të vitit të 2021.

Ai u vendos më pas nga autoritetet britanike në një hotel, ku iu dha dhe një celular për të komunikuar me familjen.

Sula thotë se në telefon u kontaktua nga një burrë në zonën e tij te lindjes që i tha se duhet të kthente paratë e udhëtimit të tij drejt Anglisë, dhe për këtë duhet të punonte në fermën ilegale të kanabisit, në zonat rurale të Cranbrook e Hawkhurst në lindje të Londrës.

Pas largimit nga hoteli ai u vendos thuajse pa mundësi daljeje në shtëpinë ku duhet të kujdesej për afro 500 bimë kanabis.

Ai “punonte” aty prej dy muajsh kur policia ra në dijeni të operacionit ilegal dhe bastisi vendin më 29 dhjetor të 2021.

Duke dhënë dënimin gjykata e Maidstone në Kent tha se sasi të konsiderueshme kanabisi ishin gjetur në banesë, të cilat rriteshin për përfitime të mëdha financiare.

Sula pranoi akuzat e prodhimit të kanabis, por avokati i tij tha se adoleshenti nuk kishte dënime të mëparshme dhe ishte shfrytëzuar nga bandat e organizuara që e kishin gënjyer duke i thënë se “rruga ishte e shtruar me flori.”

Avokati shtonte: “Ai është nga një fshat i varfër në Shqipëri dhe fitonte 300 dollarë në muaj duke punuar në një furrë buke, prandaj kërkonte një jetë më të mirë”.

“Pasi mbërriti në Angli ata e morën nga hoteli dhe u dërgua në vendndodhjen rurale, në një banesë të pabanuar në mes të humbëtirës”.

Por policia tha se ndërtesa ish-komerciale ku gjendej ferma e kanabisit kishte të gjitha dyert e dritaret të mbyllura me dërrasa, përveç katit të sipërm.

Në momentin e ardhjes së policisë i ndaluari bashkë me një 16-vjeçar ishin hedhur nga dritarja, por ishin kapur më pas në kopsht.

Gjykatësi Douglas Marks Moore tha:

“Ti ke ardhur ilegalisht në këtë vend deh ke paguar shumë para. Ti u largove nga kontrolli i autoriteteve për të shkuar në stabilimentin e veçuar ku duhet të qëndroje per te kultivuar droge, që ishte mjaft i organizuar”.

16-vjecari që u kap bashkë me Sulën do të dalë në gjyqin e të miturve në qershor.

FOTO GALERI
1/3
Një emigrant ilegal shqiptar që pagoi gati $5000 për të punuar në një fermë kanabisi në Angli, është burgosur dje për 15 muaj nga autoritetet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA