Shqipëria shkëlqen në minifutboll, argëtohet me 7 gola ndaj Luksemburgut në EuroCup

30/03/2023 09:51

Shqipëria triumfon me rezultatin 7-0 ndaj Luksemburgut në EuroCup, në turneun e minifutbollit.

Skuadra “kuqezi” dominoi të gjithë sfidën, ndërsa gjeti rrugën drejt rrjetës që në minutën e parë me Endri Kacën.

Përfaqësuesja jonë do të gjente golin e dytë me Ervin Cera në minutën e 9’, ndërsa e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë “kuqezinjtë” do të realizonin edhe pesë herë të tjera me Xhulio Reci do të realizonte tre herë në minutën e 24’, në minutën e 26’ dhe në minutën e 38’.

Teksa dy golat e tjerë u realizuan nga Gledis Nuza në minutën e 24’ dhe Ervin Cera do të gjente rrjetën për herë të dytë në minutën e 33’.

7-0 dhe Shqipëria e nis me këtë triumf rrugëtimin në EuroCup me Luksemburgun që nuk mundi të reagonte në asnjë moment të sfidë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA