Një 62-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë në vendin tonë, pasi ishte i prekur nga COVID.

Në 24 orët e fundit nga 341 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 17 qytetarë, 8 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik.

Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 30 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 341

Testime totale 2,048,583
Raste pozitive 333,855
Raste të shëruara 330,087
Raste Aktive 165
Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Shkodër. 7
Vlorë 6
Fier 5
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2
Berat. 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA