Moderatorja e emisionit Arbana Osmani ia komunikoi lajmin e trishtë banorëve të shtëpisë, për sulmit terrorist ndaj Top Channel dy netë më parë.

Top Channel sot ndodhet në ditë zie, në nder të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë. Vëllai i Madh vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim, që ka nisur më 24 dhjetor të vitit 2022.

Klipi përloti të gjithë banorët e shtëpisë, të cilët shprehën ngushëllimet për familjarët e Pal Kolës.

“Ngushëllime familjarëve . Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Këtë duhet ta them për të gjithë banorët. Kjo godinë, kjo media është me e sigurt se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë! Ne këtu brenda jemi shumë të sigurtë dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj”- tha Luizi.

Ngushëllime familjes së Palit. Më vjen keq për këtë sulm që i ka ndodhur Top Channel. Ky vend është si familja ime. Faleminderit ju që keni këtë forcë që na e transmetoni ne”– tha Dea.

Me të thënë të drejtën, unë e kam përjetuar në 1997. E njoh zhurmën e kallashit. Ma ndjeu zemra që kishte ndodhur diçka. Duke patur ndjesitë e luftës, e kuptoj se kur është me drejtim dhe se kur është në ajër. Bëmë llogaritë me Kristin dhe na dolën diku te 22 plumba. Shpresoj shumë që të mos kemi qenë ne shkaktarët. Ne kemi dyshime se ndoshta padashje kapim tema që nuk duhen kapur”-tha Qetsori.

Në këtë pikë, unë ju besoj ju dhe do doja fjalën e fundit nga ju. Unë nuk shoh arsye për ta ndërprerë rrugëtimin tim. Ëndrra vazhdon dhe duhet të vazhdojë. Nuk shoh arsye që ne të heqim dorë“- tha Olta.

“Me gjithë respektin që kam për familjen e të ndjerit, nëse ju thoni që ta vazhdojmë dhe keni dëshirë që ne ta vazhdojmë, unë them që vendimin ta marrim tani. Besoj se nuk do jetë shtëpia siç ka qenë. Është njerëzore, por ne nuk jemi jashtë, nuk po shohim dhe as nuk po lexojmë ndonjë gjë“- tha Luizi.

“Kurrë më shumë se tani, nuk jam ndjerë si në shtëpinë time. Unë jam pro për ta vazhduar”-tha Elvisi.

Top Channel