Vrasja e rojës së Top Channel, Dashnor Sula: Shqipëria po jeton ditët më të errëta të sigurisë publike

27/03/2023 09:49

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën roja e Top Channel Pal Kolaj 60 vjeç, në mesnatë pas disa të shtënave me armë zjarri.

“Siguria publike ne ditët më të errëta

Shqipëria po jeton sot ditët më të errëta të sigurisë publike. Çdo ngjarje kriminale, çdo vrasje në vetvete është ngjarje e rëndë. Por ajo që ka ndodhur gjatë mesnatës në televizjonin ” Top Channel” është e tmerrshme dhe ka rrëzuar shtetin.

E para breshëria e armës automatik drejt “Top Channel” i mori jetën një 60 vjeçari që qëndronte aty për të siguruar jetesën

E dyta, sulmi me armë zjarri ndaj një media kombëtare është një presion i pastër ndaj fjalës së lirë.

Kjo ngjarje për nga rëndësia mund të barazohet sikur me kallash të sulmohej Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Policisë.

Inkurajojë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhin sa më shpejtë ngjarjen dhe të japin dënimin maksimal për autorët e ngjarjes”, ka shkruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA