Tjetër mobilizim ushtarak?/ Putini “u vë syrin” studentëve dhe të papunëve, premton shpërblime në para për të luftuar në Ukrainë

27/03/2023 09:31

Rusia ka nisur një fushatë të re duke kërkuar vullnetarë për të plotësuar trupat e vendit për luftën në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, reklamat premtojnë shpërblime në para dhe përfitime të tjera, sakaq zyrat e regjistrimit po punojnë me universitetet dhe agjencitë e shërbimeve sociale për të joshur studentët dhe të papunët.

Ndërsa luftimet vazhdojnë në fushat e betejës ukrainase si Bakhmut dhe të dyja palët përgatiten për kundërsulme që mund të kushtojnë edhe më shumë jetë, makineria e luftës e Kremlinit ka shumë nevojë për rekrutë të rinj.

Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga Rusia në vend që të raportoheshin në stacionet e rekrutimit. Kremlini ka mohuar që një thirrje tjetër është planifikuar për atë që e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë.

Një rus në Moskë i tha Associated Press se punëdhënësi i tij, një organizatë e financuar nga shteti, mblodhi kartat e regjistrimit ushtarak të të gjithë punonjësve meshkuj të moshës luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA