Big Brother është kthyer në një mani. Njerëzit janë përfshirë aq shumë, veçanërisht pas dy spektakleve javore, saqë harrojnë që u duhet të shkojnë në punë të nesërmen.

Psikologia Klinike, Bruna Laboviti shpjegon:

Është shumë i vërtetë ky fakt. Unë shoh raste, por edhe familjarët e mi që ankohen për pagjumësi, porn ë fakt nuk ankohen negativisht, por me një ndjesi të mirë, pasi kanë ndjekur dinamika shumë interesante brenda shtëpisë, që nuk I linin dot përgjysmë.

Ajo që vihet re kohët e fundit është që edhe pse jemi afër zgjedhjeve të mesit të majit, shqiptarët nuk po flasim më për politikën, por për Big Brother-in. Ky spektakël ka ndikuar në 90% të rutinës së përditshme të gjithë shqiptarëve dhe zor se mund ta arrijë spektakël apo program tjetër këtë sukses. Ulemi në lokal, apo zhvillojmë një bisedë punë dhe ti sheh që personi nuk rri dot pa parë video të shkurtra nga Bigu. Pyetja e parë që bëhet është me cilin personazh je brenda Big Brother?

Nëse kjo lloj varësie që është krijuar do të mbarojë me programin, atëherë mund të themi që e kemi kaluar shëndetshëm këtë periudhën e Big Brother, shëndetshëm në aspektin psikologjik mendoj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA