17/12 10:27
Italia i nisi me humbje eliminatoret e Euro 2024. Kampionët në fuqi u mposhtën 1-2 nga Anglia në “Diego Maradona” të Napolit.
Pjesa e parë ishte për t’u harruar, anglezët realizuan dy herë (Rice, Kane), ndërkohë që të kaltrit u zgjuan në fraksionin e dytë të takimit.
Gjithsesi, dominimi italian solli vetëm një gol (Retegui) dhe asnjë pikë. “E kishim të qartë se do të ishte një ndeshje e vështirë. Pësuam dy gola nga goditjet e këndit. Pjesën e dytë e dominuam në çdo aspekt. Na vjen keq që nuk arritëm të barazonim, por u zgjuam vonë nga gjumi”, u shpreh Roberto Mancini.
Top Channel