Rama takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”: Në fokus volumi 4 mld € nga Mbretëria e Bashkuar për investimet strategjike

24/03/2023 20:16

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid, për të diskutuar për të fondin e vënë në dispozicion nga Mbretëria e Bashkuar për projektet strategjike në Shqipëri.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Rama, teksa përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan: Takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid, ku diskutuam mbi volumin 4 miliardë € që Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë.”

Vlen të theksohet se, më herët kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime edhe me drejtuesit e kompanive më kryesore në Mbretërinë e Bashkuar ku fokusi kryesor i diskutimeve ishin investimet që lidhen me biznesin, energjinë dhe mjedisin.

Takimet e Ramës për tërheqjen e një rrjeti investitorësh në vend vijnë në kuadër të një vizite pune 3-ditore që kryeministri po zhvillon në Londër.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA