Presidenti Begaj liron nga detyra e ambasadorit Ferit Hoxhën, i hapet rruga dekretimit si Ministër i Jashtëm 04/03 13:52
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet para dhe pas nga transformimi i spitalit të QSUT.
Bashkëngjitur me fotot, Rama shkruan se është shndërruar gjendja e dikurshme e spitalit nga vend që kulloteshin gjëtë e gjalla, në një nivel të ri cilësie dhe të denjë për qytetarët.
“Ja puna transformuese në QSUT. Nga tezgat gjithëfarësh e deri te vendkullotja e gjësë së gjallë që gjetëm në QSUT, rilindja e shërbimit shëndetësor publik është jetësuar edhe me veprën më të madhe të shëndetësisë së dekadave të fundit, që e ngre në një nivel krejt të ri cilësinë e shërbimit mjekësor për qytetarët”- shkruan Rama.
Top Channel