Koreja e Veriut vijon provokimet, ngre raketat në mes të stërvitjeve të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut

22/03/2023 18:55
Foto Ilustruese

Koreja e Veriut ka lëshuar sërish ​​disa raketa lundrimi drejt Detit Lindor të mërkurën, çka përbën shfaqen e pestë më të fundit të aftësive të saj ushtarake gjatë stërvitjeve të përbashkëta 11-ditore midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Stërvitja e përbashkët ushtarake SHBA-Kore e Jugut pritet të përfundojë të enjten në mëngjes sipas kohës lokale.

“Ushtria e Koresë së Jugut zbuloi disa raketa lundrimi të lëshuara në orën 10:15 të mëngjesit nga provinca e Hamgyong në drejtim të Detit Lindor”, tha për ABC Neës Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut. Provokimi ushtarak i Koresë së Veriut ndodhi pikërisht kur Anija Sulmuese Amfibe USS Makin Island mbërriti në Korenë e Jugut për t’iu bashkuar ushtrimeve të uljes në shkallë të gjerë për stërvitjet e përbashkëta.

Pheniani gjuajti pamëshirshëm lloje të ndryshme raketash dhjetë ditët e fundit, në përputhje me betimin e motrës së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un më 7 mars për të “ndërmarr veprime të përshtatshme, të shpejta dhe dërrmuese” ndaj stërvitjes së përbashkët ushtarake për të cilën Koreja e Veriut është ankuar gjithmonë.

Pas dy raketave të lundrimit të lëshuara përmes  nëndetëseve më 12 mars, Koreja e Veriut rriti gradualisht nivelin e provokimit duke lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër të martën e kaluar, një raketë balistike të dyshuar ndërkontinentale të enjten e kaluar dhe një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi të dielën.

Media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA iu referua në mënyrë eksplicite nisjes së së dielës si një “stërvitje për të dërguar një paralajmërim më të fortë për armikun që zgjeroi stërvitjet e tyre të luftës për agresion”. Raportimi i tyre përfshinte një foto të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un duke mbikëqyrur testin me vajzën e tij.

Ne duhet të shikojmë se si media koreano-veriore vazhdon të përdorë termin “marrëveshje luftarake” në raportet e fundit në lidhje me raketat e tyre”, tha për ABC Neës Park Ëongon, profesore e Studimeve të Koresë së Veriut në Universitetin Ewha Womans. “Regjimi dëshiron të tregojë se armët e tyre e kanë kaluar shumë fazën eksperimentale dhe janë gati për fushën e betejës”.

Raketat e lundrimit të Koresë së Veriut nuk shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe konsiderohen jo aq kërcënuese sa raketat balistike, por nuk mund të anashkalohen në rajon, sepse ato nuk janë të lehta për t’u zbuluar dhe përgjuar kur fluturojnë në një lartësi të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA