Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se shqiptarët çojnë 3 miliardë paund kokainë në Britani në vit.

Etiketimi mafia shqiptare është e fryrë, sipas ekspertit, i cili thekson se vetëm 14% nga 15% e të dënuarve të huaj në burgjet britanike janë shqiptarë.

Karamuço: Shtëpia e Bardhë bën një raport çdo vit , Bolivia, Kolumba dhe Peruja prodhojnë 91% të kokainës, 2 mijë ton  shkon në Amerikën e Veriut, 23% vjen në Evropë. 12 mld paund shkon në Britani, edhe me anije peshkimi edhe me avioni edhe me jahte, në çdo formë tjetër, edhe me mjete civile, ne si shqiptarë zëmë deri në..,jo se kemi para por 3 mld paund nga linja, ata s’është se e përmendin shumë, por thonë mafia britanike, jo jemi Ballkan, jo thjesht shqiptare. Londra konsumon 23 kg kokainë në ditë, në vit 8 ton kokainë. Tregun e zi e kanë 100 mld paund në vit, nga 100% që janë të dënuar, 15% janë të huaj, nga 15% 14% janë shqiptarë, dhe kjo na rrëzon që janë të fryra artificialisht. Është një propagandë që nuk del në atë nivel sa propagandohet nga mediat. Së bashku me zotin Veliu kemi pasur një komunikim, i kam thënë pse po merreni kaq shumë me shqiptarët, mund të jenë 1 mln klikime me ato videot me drogë. Krimi nuk ekspozohet, ata nuk i përkasin një krimi të sofistikuar, mos e merrni si të vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA