Vaksinimi ndaj fruth rubeolës që i duhet bërë fëmijëve  të vegjël sapo mbushin 1 vjeç ka rënë.

Nënat e reja gjithnjë e më shumë po refuzojnë ta bëjnë në kohe këtë vaksinë e cila përfshihet në kalendarin e detyrueshëm duke e lidhur atë  me shkakun e autizmit.

 “Ia kam shtyrë vajzës, do t’ia shtyj dhe djalit  kam frikë”, tha një nënë e re.

Moria e informacionit që qarkullon në internet në lidhje me autizmin ka bërë konfuze nënat edhe në Shqipëri.

 “Edhe mjekët më kanë thënë që shtyja ca muaj sa të thotë fjalën e parë apo të ecë”, tha një tjetër nënë.

Mjekët pediatër nëpër konsultore të fëmijëve gjithnjë e më shumë insistojnë të bindin nënat pasi raste me fruth ka pasur dhe nëse fëmija bie në kontakt kjo sëmundje përhapet menjëherë dhe shkakton temperaturë të lartë deri  vdekje të fëmijëve.

Në Shqipëri  fëmijët të cilët nuk respektojnë vaksinat e kalendarit të detyrueshëm nuk mund të frekuentojnë institucionet arsimore, por shpesh ky urdhër nuk respektohet nga drejtuesit e tyre sidomos në qytetet larg Tiranës.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA