I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, kapet 49-vjeçari në Tiranë

18/03/2023 10:00

Një 49-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia për trafikim droge është vënë në pranga nga Interpoli.

49-vjeçari me iniciale M.C banues në Tiranë do të ekstradohet drejt Britanisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Interpol Tirana po vijon me procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.

Top Channel