Armaldo është banori që u eliminua sonte nga gara për çmimin e madh të “Big Brother VIP 2”.

Në një nominim të fortë përballë Luizit dhe Kristit, Armaldo ishte më i votuari për t’u larguar nga shtëpia.

Eliminimi i tij u prit me gëzim nga Luizi dhe lot nga Kiara dhe Olta që e përcollën Mestron me përqafime.

Tre banorët dolën në nominim pas një zarfi të zi që hyri të martën në shtëpi, ku tregohej se konkurrentët kishin thyer rregullat duke hyrë në tre njëkohësisht në tualet.

Luizi pretendoi se gjithçka ishte plan i tij, ndërsa mes banorëve këto tre ditë u zhvilluan debate të ashpra. Kristi e quajti Luizin të pabesë, ndërsa Armaldo cilësoi “thikë pas shpine” planin e tij.

Top Channel