Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Një 36 vjeçar është arrestuar pasi shantazhoi një 46 vjeçare se do të publikonte foto dhe video me përmbajtje personale kundrejt parave.
46-vjeçarja e ka bërë vetë kallëzimin se B. K., banues në Librazhd po e shantazhonte për t’i dhënë para. Shantazhuesi është kapur dhe vënë në pranga për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Fier/ Shantazhoi një 46-vjeçare, për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46 vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e plotë të këtij kallëzimit, si dhe vënien në pranga të autorit. Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel