
23/02 22:38
Granit Xhaka tregon edhe një herë se është lider i padiskutueshëm i Arsenalit.
Mesfushori shqiptar i “Topçinjve” zhbllokoi takimin me Sportingun e Lisbonës në minutën e 19-të, pasi ndoqi një aksion të Martinellit nga e majta.
Sulmuesi brazilian, në fakt, u ndal nga portieri, por topi shkoi të këmbët e Xhakës, që nuk fali, 1-0.
Kujtojmë që takimi i parë i zhvilluar në Lisbonë ka përfunduar në barazim, 2-2.
Gjithsesi, epërsia e Arsenalit zgjati deri në minutën e 62-të, kur Pedro Goncalves barazoi shifrat me një gol thuajse nga mesfusha.
Top Channel