“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eliminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Një ndër emrat më të lakmuar të këtij edicioni ka qenë ai i Luiz Ejllit, i cili ka patur një mbështetje mjaft të madhe nga publiku i gjerë, duke grumbulluar një numër të lartë të ndjekësve në platforma të ndryshme sociale. Së fundmi, ai ka kryer një strategji brenda shtëpisë, duke futur veten, Kristin dhe Armaldon në një tualet dhe duke diskutuar fshehurazi produksionit. Ky veprim ka çuar menjëherë në eliminimin e tyre dhe duke kompletuar kështu misionin që ai i kishte vënë si qëllim vetes së tij. Por kjo ide nuk i kishte ardhur papritmas, pasi ai ishte frymëzuar nga fituesi i një edicioni të “Big Brother Canada”, ku ky i fundit kishte bërë të njëjtën taktikë me ta.

Mbështetësit e Luizit kanë reaguar menjëherë, duke e ndjekur këtë fitues, i cili quhet Kevin Jacobs dhe duke i shprehur se sa shumë ata e ndjekin dhe e duan atë. Duke parë të gjithë këtë mbështetje edhe kundrejt tij, ai ka zgjedhur nëpërmjet një videoje t’i falenderojë ata dhe duke i cilësuar si ndjekësit më të mirë në botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Top Channel