Konfindustria në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë alarmin për kontrabandën masive të naftës në vendin tonë.

Një një njoftim të fundit për shtyp Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme.

Krahasimi i konsumit të karburanteve ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut tregon, se sasia e kontrabandës në një vit shkon në 250 mijë tonë duke kapur vlerën e mbi 300 milion euro/vit.

Vlerësohet, se sasitë e karburanteve të kapura në përgjithësi vijnë si pasojë e sinjalizimeve të agjencive të specializuara ndërkombëtare për shkak të shkeljes së embargos nga vende si Libia, Rusia, Irani, etj. Fitimi real në këto raste për kompanitë është shumë i lartë për shkak, se çmimi i blerjes është pothuaj 1/3 e çmimit të bursës ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e krahasimore të shitjes në tregun e Shqipërisë janë nga më të lartat në nivel kontinenti.  

Sasitë e mësipërme janë vetëm pjesa e kontrabandës së karburanteve të kapur në anije transportuese. Këtu nuk përfshihet kontrabanda e anijeve transportuese, që nuk janë kapur. Gjithashtu, nuk përfshihen sasitë e karburanteve të kontrabanduara me anije peshkimi, nga rafineritë e vendit, lëvizjet ndërkufitare, etj”, thotë Sinkron Gjergj Buxhuku nga Konfindustria.

Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përveç dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe çrregullime të rënda të konkurrencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare me pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.

Top Channel iu drejtua më një email zyrës së shtypit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë.

 

Top Channel