24/11 11:49
Holanda ka vendosur të dërgojë në Ukrainë radarë drone, minahedhëse dhe një sistem ndërtimi të urave amfibe M3.
Ministrja holandeze e mbrojtjes, Kajsa Ollongren, deklaroi se mjeti për gjetjen e minave do të ndihmojë Ukrainën deri në vitin 2025 për të kërkuar mina në Detin e Zi pas luftës.
Belgjika do të bashkohet me Holandën për të trajnuar ekuipazhet ukrainase se si të përdorin minahedhësit duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2023.
Radarët e dronëve dhe sistemi M3, i cili është krijuar për të transportuar automjete nëpër trupa ujorë, do të blihen drejtpërdrejt nga industria.
Top Channel