Tre persona vihen në pranga për vepra të ndryshme penale në Durrës, për dhunë në familje, kundërshtim të policit rrugor dhe vjedhje nafte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë 20-vjeçarin E. T., banues në plazh, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi nafte në një subjekt privat.
Ndërkohë në Durrës, policisë arrestoi në flagrancë shtetasin A. B., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 14, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Në flagrancë u arrestua dhe shtetasi N. L., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e policisë rrugore, për vendosjen e një mase administrative.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka vjedhur një sasi nafte në një subjekt privat. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë Rrugore, për vendosjen e një mase administrative. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm”, sipas policisë.
Top Channel